RTSH Sport Live

Abissnet Superiore/ Direkt Teuta-Vllaznia

  • 15/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Abissnet Superiore/ Direkt Teuta-Vllaznia

Nis ndeshja në Durrës!

10' Rrezikon Vllaznia nga goditjet standarde 

15' Arifi kërcënon portën e Vllaznisë, por Qarri është në pozicion

19 Gool! Esat Mala shënon golin më të lehtë të karrierës pas një pasimi të marrë nga Delaj

46' Alivoda tenton një goditje, portieri vendas tregohet i vëmendshëm

57' Gool! Barazon Teuta me të sapofuturin në fushën e lojës Saleh Nasr!  

65' Saleh Nasr shumë pranë golit, por goditja e tij përfundon në shtyllë

83' Matouti shënon gol, por topi është prekur me dorë nga sulmuesi dhe arbitri rikthen ekuilibrat

90' Kryesori akordon pesë minuta shtesë

95' Balaj shënon në frymën e fundit pas një goditje këndi të dhuruar nga Teuta

 

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Tafas, Jazxhi, Kruja, Kotobelli, A. Peposhi, Beqja, Arifi, E. Peposhi, Vila, Lloci, Preknicaj.

Trajner Edi Martini

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Alivoda, Mala, Delaj, Balaj.

Trajner: Tomas Brdariç