RTSH Sport Live

Takim me historinë, Bylisi kërkon mbështetjen e tifozëve

  • 17/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Takim me historinë, Bylisi kërkon mbështetjen e tifozëve

Pritjes po i vjen fundi. Bylisi, skuadra kampione e Shqipërisë për moshën Under 19, do të debutojë nesër në Ligën e Kampioneve për të rinj. Një derbi i pret mallakastriotët në debutimin e tyre në Europë, pasi përballë do të kenë kosovarët e 2 Korrikut.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe klubi ballshiot i bën thirrje të gjithë tifozëve që të mbështesin skuadrën në këtë debutim historik.

“Kaq shumë vite pritje, po afrohet momenti historik! Le ta shkruajmë historinë dhe kjo ëndërr të zgjasë sa më shumë për të gjithë familjen tonë. Merr shallin, eja mbështet Bylisin”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.