Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë këtë fundjavë. Dy prej ndeshjeve do të zhvillohen ditën e shtunë ndërsa tre sfidat e tjera do të luhen të dielën.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt për shikuesit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” të shtunën në ora 18:00 ndërsa në po të njëjtën orë Egnatia kryesuese do të përballet me Tiranën në stadiumin “Arena Egnatia”.
Bylis – Laçi është sfida hapëse e të dielës. Ballshiotët presin në shtëpi ekipin e Laçit në ora 15:00. Sakaq, në ora 18:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 30-të. Teuta do të udhëtojë drejt “Arenës së Demave”, aty ku do të përballet me Partizanin, ndërsa AF Elbasani do të luajë kundër Dinamo City-t në “Elbasan Arena”.
Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore”
Vllaznia – Skënderbeu, 15 mars, ora 18:00
Egnatia – Tirana, 15 mars, ora 18:00
Bylis – Laçi, 16 mars, ora 15:00
Partizani – Teuta, 16 mars, ora 18:00
AF Elbasani – Dinamo City, 16 mars, ora 18:00