Java e 30-të e “Abissnet Superiore” do të tregojë shumë mbi skuadrat që luajnë për mbijetesë. Skënderbeu e Tirana do të duhet të sforcohen pasi luajnë në transfertë, ndërsa ajo që spikat më tepër është përballje direkte mes Bylisit dhe Lacit, ndërkohë, Teuta e vendit të parafundit luan në transfertë ndaj Partizanit.
Të gjithë ende në lojë matematikisht për zonën e mbijetesës. Por nëse për Skënderbeun duhet një mrekulli, Tirana e Teuta janë thirrur në çështje për ndryshim kursi. Me javët që po pakësohen, duhet shfrytëzuar çdo mundësi. Edhe kalendari, që në javën e fundit ndoshta mund t’i dhurojë papritur ndonjë skuadër të dalë nga objektivat. Të shtunën, Skënderbeu luan ndaj Vllaznisë, ekipi drejtuar nga Ernest Gjoka e di mirë se përballja në transfertë është ndeshja më e vështirë e mundshme.
Atëherë, korçarët duhet të hedhin një sy nga llogaritë dhe tifozlliku për Egnatian është zgjedhja e duhur. Skënderbeu edhe nëse mundet nga përballja e “Loro Boriçit” mban distancën 3 pikë larg nga Tirana, që luan në transfertë, takim po ditën e shtunë në orën 18:00.
Ditën e diele, Bylis dhe Laçi bëhen gait për një ndeshje shumë të komplikuar. Jo vetëm sepse dy skuadrat që luajnë për mbijetesë përplasen me njëra-tjetrën, por sepse në betejën mes tyre mund të shohin të kompromentojnë sezonin. Në këtë pikë, për Gentian Mezanin dhe Francesko Morieron është e ndalur të gabojnë. Ekipi kurbinas ka një lloj impulsi pozitiv, me përjashtim të humbjes kundër Tiranës, bardhezinjtë kanë dy barazime.
Por duhet të bëjë kujdes përballë një kundërshtari, që pavarësisht ka mbrojtjen më të dobët në kampionat, brenda në shtëpi di të interpretojë ndeshjet. Nëse i hedh një sy ecurisë, shikon se në 8 fitoret, 6 i ka në shtëpi dhe katër herë është mundur në “Adush Muça” nga 14 të tilla.
Teuta e vendit të parafundit, do të tentojë gjithçka për gjithçka ndaj Partizanit në kryeqytet, ditën e dielë ekipi durrsak shpreson të largojë sa më shpejt makthet e mbijetesës.
Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore”
Vllaznia – Skënderbeu, 15 mars, ora 18:00
Egnatia – Tirana, 15 mars, ora 18:00
Bylis – Laçi, 16 mars, ora 15:00
Partizani – Teuta, 16 mars, ora 18:00
AF Elbasani – Dinamo City, 16 mars, ora 18:00