RTSH Sport Live

Liridon Balaj, afrimi më i fundit i Skënderbeut

  • 18/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Liridon Balaj, afrimi më i fundit i Skënderbeut

Skënderbeu ka prezantuar blerjen më të re. Liridon Balaj nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i klubit korçar. 25-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun.

“Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq! 25-vjeçari i dalë nga akademia e Besa Pejë, pas një karriere disa vjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Liridon Balaj është aktivizuat me ekipe si Aarau, Schaffhausen dhe së fundi me Deinze. Ai bashkohet me klubin korçar si një lojtar i lirë.