RTSH Sport Live

Hallaçi analizon derbin: Shkëmbit i uroj suksese, por fiton Partizani

  • 8 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Hallaçi analizon derbin: Shkëmbit i uroj suksese, por fiton Partizani

Derbi Partizani-Tirana do të luhet ditën e shtunë në orën 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar. Një sfidë që premton spektakël, me të dyja skuadrat që kërkojnë të mos gabojnë.

Ish-futbollisti i të kuqve Rrahman Hallaçi ka folur në lidhje me këtë duel, në një intervistë për RTSH Sport. Hallaçi thekson se Partizani është më i avantazhuar, gjithashtu duke i uruar suksese Bledi Shkëmbit, por dëshira e tij është të fitojë Partizani.

“Partizani-Tirana është një sfidë e veçantë për publikun shqiptar pasi dhe tifozët bëjnë atmosferë pozitive. Tirana ka ndryshuar shumë, ardhja e trajnerit të ri, por aspekti pozitiv është që nuk ka humbur ende. Ndërsa Partizani, trajneri i ri do e ndihmojë skuadrën. E shoh favorit ekipin e kuq, është një hap përpara, por deri është i paparashikuar. Shkëmbit i uroj shumë suksese, por dëshira ime është të fitojë Partizani. Kam luajtur për 8 vite te ekipi i kuq dhe shpresoj që të bëhet një atmosferë sa më pozitive”, ka thënë Hallaçi.