RTSH Sport Live

“Anfield” hesht, është Atalanta e Gjimshitit

  • 11/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
“Anfield” hesht, është Atalanta e Gjimshitit
Një dopietë nga Scamacca dhe një gol nga Pasalic vendosën ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League

Arritje e madhe nga Atalanta, skuadër me të cilën aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili luajti për 90 minuta në Anfield, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League. Formacioni i trajnerit Gasperini shkatërroi Liverpool-in me rezultatin 3-0 dhe “përqafon” kualifikimin për në gjysmëfinale.

Gasperini i jep një leksion Klopp-it, falë dopietës së Scamacca (38' dhe 60') dhe golit të tretë të shënuar nga Pasalic në fund (83'). Një paraqitje praktikisht perfekte nga nga skuadra italiane, që kur ishte  0-0 rrezikoi vetëm nga një e majtë e Elliott(26'). Në pjesën e dytë Musso u mohoi anglezëve golin e fitores. Reds nuk kishin humbur në shtëpi në 33 ndeshje.