RTSH Sport Live

Atalanta vlerëson Gjimshitin

  • 04/05/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Atalanta vlerëson Gjimshitin

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti është një nga titullarët e padiskutueshëm të Atalantës dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij në fushën e blertë.

Bergamaskët barazuan 1-1 në transfertën ndaj Marsejës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League të enjten në mbrëmje, sfidë në të cilën mbrojtësi kuqezi luajti si titullar.

Klubi italian ka bërë një postim në faqen e vet zyrtare duke e vlerësuar Gjimshitin si “Lojtarin e Ndeshjes” në sfidën ndaj francezëve.