RTSH Sport Live

“Aspirinat” e Xhakës festojnë titullin historik, thyhet dominimi i Bajernit

  • 14/04/2024
  • |
  • Gjermani
“Aspirinat” e Xhakës festojnë titullin historik, thyhet dominimi i Bajernit

Bajer Leverkusen i jep fund dominimit të Bajernit të Mynihut duke fituar titullin kampion. Skuadra e Shabi Alonsos që bëri detyrën edhe në sfidën e javës së 29-të, duke fituar 5-0 ndaj Verder Bremen në “Bay Arena”.

Në prag të 120-vjetorit, Xhaka dhe “Aspirinat” e tij i bënë dhuratën më të çmuar klubit, që deri në këtë sezon ishte mjaftuar me statusin e nënkmapionit, madje pesë herë në histori.

Zero humbje dhe madje Bayer Leverkusen në këtë sezon, tani ka barazuar edhe rekordin e Juventusit në Serie A, të vendosur në edicionin 2011-12 me 43 ndeshje radhazi pa humbje.