RTSH Sport Live

Sahin “blindon” Fullkrug: Ai e di se çfarë mendoj

  • 23/07/2024
  • |
  • Gjermani
Sahin “blindon” Fullkrug: Ai e di se çfarë mendoj
Trajneri i Dortmundit ka vlerësuar sulmuesin Niclas Fullkrug

Borussia Dortmund bleu Guirassy nga Stuttgart ditët e fundit, duke rritur zgjedhjet në dispozicion në sulm. Një situatë e cila mesa duket nuk e ka lumturuar veçanërisht Niclas Fullkrug, i cili ndërkohë përfundoi në pamjet e Milanit. Megjithatë, sipas fjalëve të fundit të trajnerit Sahin, gjermani është plotësisht në planet e klubit.

Trajneri i ri i BVB ka folur pikërisht për këtë në një intervistë ekskluzive për Sky. Këto janë fjalët e tijj: “Fülle e di se çfarë mendoj për të, ai ishte shoku im i skuadrës te Bremen dhe e vlerësoj shumë. Ne duam të kemi ekipin më të mirë të mundshëm dhe si Fullkrug ashtu edhe Guirassy luajnë një rol qendror në planet e mia”.