RTSH Sport Live

Drejtori Sportiv i Bayern kundër “L’Equipe”: Musiala jashtë liste, zgjedhje e pakuptueshme!

  • 05/09/2024
  • |
  • Gjermani
Drejtori Sportiv i Bayern kundër “L’Equipe”: Musiala jashtë liste, zgjedhje e pakuptueshme!

Jamal Musiala mungonte në listën e shkurtër prej 30 emrash të kandidatëve të “Topit të Artë” të përpiluar nga “L’Equipe”. Kjo zgjedhje ka irrituar drejtuesit e Bayern-it në veçanti Drejtorin Sportiv, Max Eberl.

“Unë jam i lumtur për secilin lojtarë që figuron në atë listë, por ne si Bayern jemi të habitur për mungesën e Jamal Musiala. Po flasim për njërin prej lojtarëve më të mirë të Euro 2024. Musiala madje përfundoi edhe mes golashënuesve më të mirë të turneut. Për ne si Bayern, një lojtar që arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, duhet të ishte mes 30 më të mirëve. Zgjedhja për ta lënë jashtë është e pakuptueshme”, tha 50-vjeçare.