RTSH Sport Live

“Çështja Mbappe”, prokuroria suedeze konfirmon hapjen një hetimi

  • 15/10/2024
  • |
  • Futboll Bota
“Çështja Mbappe”, prokuroria suedeze konfirmon hapjen një hetimi

Dalin detaje të reja mbi rastin e dyshuar të dhunës që përfshin Kylian Mbappé. Prokuroria suedeze konfirmoi hapjen e një hetimi për përdhunim në lidhje me ngjarjet e ndodhura në qendër të Stokholmit më 10 tetor, por pa specifikuar se kishte të bënte me sulmuesin e Real Madridit, siç parashikohej nga mediat lokale ditët e fundit.

Episodi ka ndodhur në hotelin “Banka”, ku ndodhej francezi dhe gruaja që shkoi në spital tregoi ish-lojtarin e PSG-së si përgjegjës për gjithçka.

Më tej, sipas gazetës Expressen, policia ka sekuestruar disa veshje lidhur me rastin: një palë pantallona të zeza, një top dhe disa pantallona të shkurtra.

Mbappé e kishte quajtur tashmë lajmin e përdhunimit si "lajm të rremë" në kanalet e tij të mediave sociale, duke sugjeruar se shpërndarja e tij kishte për qëllim diskreditimin e tij, ndërsa ai kundërshton pagesat e vonuara prej 55 milionë eurosh për PSG-në.