RTSH Sport Live

“El Clasico” për të shpëtuar sezonin, Xavi: Sfida më e rëndësishme

  • 20/04/2024
  • |
  • Spanjë
“El Clasico” për të shpëtuar sezonin, Xavi: Sfida më e rëndësishme
"Nesër kemi mundësinë të rihapim La Ligën. Luhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit”

Xavi foli në një konferencë për shtyp në prag të El Clasico kundër Real Madridit. Barcelona është e detyruar të fitojë nëse dëshiron të mbajë gjallë luftën për titull: "Nesër kemi mundësinë të rihapim La Ligën. Luhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit, do të gjejmë një Madrid të fortë dhe do të jetë akoma më shumë pas eliminimit të skuadrës më të fortë në botë, City-t. Euforia në rritje dhe një rival shumë i fortë. Sot u stërvitëm mirë, dje patëm pasojat e Champions League. Skuadra ka të gjithë entuziazmin e botës për të luftuar për këtë kampionat”.

A është skuadra mirë moralisht?

"Frustrimi dhe pafuqia e ditëve të tjera, që ishte e vështirë për t'u tretur, le të kthehet në favorin tonë. Para nesh kemi një Madrid të forcuar moralisht”.

Çfarë mendoni për ndeshjen e Real Madridit kundër City-t?

"Real Madridi duhej të mbrohej kundër skuadrës më të mirë në botë. Ne duhet të jemi efektiv nesër sepse Real Madridi është gjithmonë Real Madrid, ka shumë potencial, ata janë një nga skuadrat më të mira në botë”.

Çfarë e bën Realin kaq konkurrues?

"Ata kanë fituar shumë herë dhe kjo të jep besim. Thonë se është fat, por nuk e besoj. Kanë punuar shumë dhe kanë ndihmuar shumë njëri-tjetrin. Për tre vjet eliminuan dy herë ekipin më të mirë në botë, City-n. Dhe ne në Spanjë konkurrojmë kundër tyre”.