Fakti që shumica e klubeve braziliane kanë fusha me bar artificial konsiderihet prej sportistëve si shkaku i dëmtimeve të shumta në Brazil. Për këtë motiv disa prej lojtarëve më të njohur të kampionatit të vendit në fjalë kanë pranuar që të ngrejnë këtë kauzë dhe të luftojnë deri në momentin që gjërat të ndryshojnë.
Nejmar Zhunior, Tiago Silva dhe Memfis Depaj kanë publikuar një letër, e cila mbështetet prej shumicës së lojtarëve të kampionatit brazilian ku shtrohet ky problem.
“Drejtimi që ka marrë futbolli brazilian është shqetësues. Duke parë peshën e këtij sporti në glob ky problem as që duhej të ekzistonte. Në ligat kryesore të botës investimet në këtë drejtim nuk mungojnë pasi kështu garantohet siguria e lojtarëve dhe cilësia e lojës”, thuhej në letrën e bërë publike prej tri futbollistëve, të cilët janë në krye të nismës “Futbolli është natyral, jo sintetik”.