Këshilli bashkiak i Kerpenit, qyteti ku lindi dhe u rrit, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, nuk pranon t’i japë titullin “Qytetar Nderi” Mikael Shumakerit. Propozimi për t'i dhënë këtë titull honorifik ish-pilotit të Ferrarit është refuzuar njëzëri nga të gjithë anëtarët.
Nëse ka një njeri që e bëri të njohur emrin e Kerpenit përtej kufijve të Gjermanisë, është padyshim shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili u rrit në atë qytet dhe hodhi hapat e parë të karrierës së tij legjendare. Në lagjen Manheim, ish-piloti i Ferrarit dhe vëllai i tij Ralf jetuan me familjet e tyre fillimisht, pasi u martuan, për t’u shpërngulur më pas në vende të tjera të Evropës.
Por e gjithë kjo nuk mjaftoi që administratorët aktualë të qytetit ta vlerësonin si “qytetar nderi” 7 herë kampionin e botës në f1, titull ky që u jepet personazheve më të shquar që kanë një lidhje kaq të ngushtë me qytetin. Kjo ishte një surprizë e hidhur e këshillit bashkiak të Kerpenit për ish-pilotit gjerman, i cili edhe 11 vite më vonë po përballet me pasojat e aksidentit tragjik në Meribel, i cili përmbysi plotësisht jetën e tij dhe të familjes.
Asambleja komunale në fakt njëzëri ka vendosur që të mos i japë titullin “qytetar nderi” 56-vjeçarit. U refuzua kështu, peticioni i paraqitur nga Reiner Ferling, presidenti i klubit të tifozëve të Michael Schumacherit. Një poshtërim i vogël për kampionin gjerman, i cili nuk u prit mirë nga familja e tij.
Megjithatë, nuk ka asnjë koment për këtë çështje nga bashkëshortja e tij Corinna, e cila javët e fundit po merret me gjyqin për tentativë zhvatjes parash, nga disa persona, ish-punonjës të familjes Shumaker. Por megjithatë një lajmi i mirë vjen për Mikael dhe Corina, të cilët së shpejti do të bëhen gjyshër, pasi vajza e tyre Gina, ka njoftuar se pret një vajzë.