Konsiderohet si njëri prej taletëve më të mëdhenj të dekadës së fundit në Gjermani edhe pse prej pak vitesh në qarkullim janë edhe lojtarë si Musiala apo Virc.
Flasim për Paul Vaner, talentin bavarez, i cili aktivizohet këtë sezon në Bundesligë me ekipin e Hajdenhajmit. 18-vjeçari është huazaur për një sezon në ekipin e lartpërmendur dhe starti në elitën e futbollit gjerman ka qenë perfekt pasi në pesë ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist.
Por paraqitjet e Vaner kanë ndezur rivalitetin mes Gjermanisë dhe Austrisë. 18-vjeçari ka lindur në Dornbirn të Austrisë, por ka edhe nënshtetësi gjermane dhe ende nuk ka zgjedhur se cilin vend të përfaqësojë.
“Të dy Kombëtaret më pëlqejnë shumë! Unë ende nuk i kam thënë po Gjermanisë pasi dua që të marr kohën time për një vendim të tillë. Njëkohësisht ju them se përgjigja që i kam dhënë Austrisë nuk ka qenë negative”, tregon Vaner gjatë një interviste për “Kicker”.