RTSH Sport Live

“Krahu i djathtë” i Klopp zyrtarizohet si trajneri i ri i Salzburgut

  • 15/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
“Krahu i djathtë” i Klopp zyrtarizohet si trajneri i ri i Salzburgut

Ka jetë përtej Jurgen Klopp dhe Liverpul. Pepijn Lijnders, zëvendësi historik i trajnerit gjerman, është trajneri i ri i Salzburgut.

Holandezi do të largohet nga Anfield së bashku me Klopp, i cili ka vendosur të marrë një pushim: "Unë gjithmonë kam thënë se do të ndalem me Jürgen. Unë nuk do të jem asistent i asnjë trajneri tjetër. Ka ardhur koha për t'u larguar dhe për t'u bërë trajner", tha Lijnders në shkurt.

Lijnders e filloi karrierën e tij në 2003 si trajner i të rinjve në PSV Eindhoven, përpara se të transferohej në U-16 të Liverpool-it në 2014. Një vit më vonë ai fillimisht punoi si ndihmës trajner me Brendan Rodgers, më pas u transferua në NEC Nijmegen, përpara se të merrte thirrjen nga Klopp dhe të kthehej te Liverpool në fillim të sezonit 2018/19.