RTSH Sport Live

“Ku është Musiala” dhe “Gjibraltari i Spanjës”, iberikët fitues...të dobët

  • 16/07/2024
  • |
  • Euro 2024
“Ku është Musiala” dhe “Gjibraltari i Spanjës”, iberikët fitues...të dobët

Festa e heronjve të Spanjës në Madrid nuk ka qenë maksimumi i sportivitetit. Në sheshin e Madridit ishin mbledhur mijëra spanjollë për të pritur lojtarët e Spanjës pas kthimit nga Gjermania, por në skenë disa prej tyre përfituan për të bërë deklarata provokuese.

Alvaro Morata nga i gjithë turneu kishte në mendje driblimet e Xhamal Musialës. Kapiteni i Spanjës kur erdhi momenti për të prezantuar në skenë Dani Karavahalin, nuk pati skrupuj dhe tha: “Numri dy. Pitbulli ynë! Ku është Musiala, ku është? Mbrojtësi i krahut i djathtë më të mirë në glob, Dani Karvahal”.   

Ndërsa Rodroi shfrytëzoi mikrofonin për të bërë deklarta politike. “Gjibraltari është i Spanjës”, tha mesfushori i Sitit, i cili u këshillua nga Morata: “Vëlla, kujdes se aktivizohesh në Angli”. Ndërsa përgjigja e Rodrdit ishte: “Nuk më intereson shumë!”.