Francezja “L’Equipe” ka publikuar para pak çastesh listën e plotë të votimit për “Topin e Arte”, duke zbuluar se diferenca mes fituesit spanjoll, Rodri, dhe ndjekësit më afërt, Vinicius Zhunior, ka qenë me të vërtetë e vogël.
41 pikë kanë ndarë vendin e parë nga i dyti ndërsa prania e Xhud Bellingam në vendin e tretë me një numër të konsiderueshëm pikësh i ka dhënë të drejtë pretendimeve të kryeredaktorit të gazetës franceze se braziliani është penalizuar nga prania e shumë kandidatëve nga e njëjta skuadër.