RTSH Sport Live

“Magjia e zezë e lojtarëve me të bardha”

  • 02/06/2024
  • |
  • UEFA Europa League
“Magjia e zezë e lojtarëve me të bardha”

Pas fitores së fundit të Real Madridit ndaj Dortmundit, shtypi europian festoi "Mbretërit e Efiçencës" dhe "Karlon e Pestë". Finalja ishte "i njëjti film i vjetër" sepse BVB-ja e fortë harroi një gjë.

Në Spanjë

Marca - "Zot, ruaj mbretin!!! Liga e Kampionëve është kompeticioni që të gjithë e duan, por që dominon Real Madridi. Skuadra e bardhë nuk e luan, por e fiton".

AS - "E pesëmbëdhjeta e të pathyeshmit. Borussia ishte skuadra më e mirë për tre të katërtat e lojës, por legjenda ra mbi ta në fund".

Sport - “Borussia Dortmund i jep Real Madridit të 15-tën”.

Mundo Deportivo - "Real Madrid, fitues i Champions League!!! I njëjti film i vjetër".

Në Angli

The Sun: "Ndoshta është pesha e madhe e historisë, ndoshta është besimi suprem, ndoshta është magjia e zezë e lojatarëve me të bardha. Por kur kali i vjetër i luftës është në ndërtesë, Real Madrid gjithmonë gjen një mënyrë".

The Telegraph: “Kështu është me finalet e Ligës së Kampionëve të dekadës së fundit: ju mund të bëni një plan perfekt, të krijoni shanse dhe të mbytni lojtarët e mëdhenj të kundërshtarit, dhe atëherë kur është më e rëndësishmja, Real Madridi fiton ndeshjen".

Daily Mirror: "Përsëri mbretërit e Evropës! Real Madrid rimerr kurorën e Champions League pasi i mbijetoi kërcënimit të Borussia Dortmundit".

Francë

L'Equipe: “I penguar dhe pothuajse i munguar në pjesën e parë, Real Madrid bëri lehtësisht diferencën dhe fitoi titullin e 15-të kundër Borussia Dortmundit”.

Itali

Gazzetta dello Sport: "Madridi i zakonshëm i pamëshirshëm. Dhe Ancelotti fitimtar. Reali vuajti për një kohë të gjatë në ‘Ëembley’, por me një finale brilante mundi Borussia Dortmundin 2-0".

Corriere dello Sport: "Carlo i Pestë, Perandori i Europës: Real Madrid fiton Ligën e 15-të të Kampionëve".

Holandë

De Volkskrant: "Lojtarët e Borussia Dortmundit bënë pothuajse gjithçka mirë në kompeticionin më të madh të klubeve këtë sezon, përveç një gjëje që ka të bëjë me futbollin: të shënosh gola. Reali ishte shumë më i mirë në këtë aspekt".

De Telegraaf: “Ian Maatsen dhe Borussia Dortmund lehin por nuk kafshojnë: Real Madridi është sërish fitues i Ligës së Kampionëve”.