Junajtid luan sot në mbrëmje në Portugali përballë Portos një ndeshje prej së cilët do të varet e ardhmja e Erik Ten Hag. Forma e dobët e treguar nga “Djajtë e kuq” gjatë kësaj faze nuk ka kaluar pa kritika dhe pasojat mund të jenë të rënda për teknikun holandez.
Sa i përket duelit të sotëm, i cili do të transmetohet për publikun shqiptar në RTSH 1, “Djajtë” e “Old Trafford” kanë nga ana e tyre një statistikë pozitive të krijuar me ekipet luzitane.
Për herë të fundit Junajtid është mundur nga një ekip portugez në dhjetor të 2005-ës kur u mposhtën nga Benfika 2-1. Që prej atij takimi ata janë ndeshur plot 12 herë me skuadrat portugeze duke fituar 9 takime e barazuar tre.
Një tjetër statistikë që premton spektakël dhe ka të bëjë më shumë me Junajtidin e viteve të fundit është edhe ajo që tregon numrin e golave që shënon dhe pëson ekipi anglez në duelet që ka zhvilluar jashtë fushës së vet.
Kështu në katër takimet e fundit të vlefshme për kupat europiane të zhvilluara larg “Old Trafford”, Junajtid ka shënuar 9 gola dhe ka pësuar 14 me një mesatare golash për ndeshje 5.75.