Vetëm pak minuta na ndajnë nga ceremonia e mbylljes së “Paris 2024”. Nga ajo që është mësuar deri më tani regjizori do të jetë Thomas Jolly, i cili drejtoi edhe atë të hapjes.
Ndryshe nga eventi i 17 ditëve më parë ceremonia e mbylljes do të t’i kushtohet rekordeve. Organizatorët janë munduar që të mbajnë të fshehtë programin, por siç është traditë do të asistojmë në shkëmbimin e pishtarit olimpik mes dy kryetareve të bashkive të qyteteve të Parisit dhe Los Anxhelosit.
Anne Hidalgo nga Parisi do t’i kalojë stafetën pra pishtarin olimpik homologes së saj në Los Anxhelos, Karen Bass.