Simon Biles është njëra prej gjimnasteve më të mira të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nga pas ka një histori të trishtë.
Nëna e saj biologjike e ka braktisur kur ishte vetëm 6 vjeçe. Së bashku me motrën Adria u birësua nga gjyshi i saj Ronald Biles dhe partnerja e tij Nellie.
Pas shumë vitesh nëna e saj biologjike, Shannon Biles është rikthyer të flasë për atë çfarë ka ndodhur duke kërkuar falje publikisht. “Ndihem keq pasi nuk dua që vajzat e mia të më paragjykojnë. Në atë kohë kur hoqa dorë prej tyre isha në një moment delikat të jetës sime pasi kisha krijura varësi nga droga dhe alkoli. Tani dua që të bashkohemi përsëri edhe pse e di që është e vështirë”, tha Shannon Biles.