Në veri të Parisit, Fshati Olimpik i “Paris 2024” mbylli dyert e tij më 10 shtator. Por nga ajo datë e deri tani, 800 njerëz po merren me zbrazjen e dhomave të sportistëve. Materialet do të riciklohen ose do të jepen për bamirësi, ndërsa ambjentet do të kthehen në banesa deri në mesin e vitit 2025.
Trashëgimia e Lojërave Olimpike “Paris 2024” është duke u zhvilluar. Ajo tashmë po merr një formë shumë konkrete. Komiteti organizativ i kësaj Olimpiade, i cili vazhdon të funksionojë, ka prezantuar para mediave, programin për riciklimin e pajisjeve të cilat u përdorën në fshatin e sportistëve gjatë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike. Rreth 800 njerëz po merren me sistemimin e këtyre gjërave.
Në total janë 54.000 mobilje, 16.000 dyshekë dhe 11.000 jastëkë. Disa nga mobiljet do të dhurohen për bamirësi. Dyshekët do të shkojnë, për ushtrinë, shkollën e Operës së Parisit dhe atë të hotelerive. Materialet metalike do të dërgohen për riciklim. Ka nisur edhe transformimi i apartamenteve të fshatit, të cilat do të kthehen në banesa, e më pas do t'u shiten individëve.
E gjithë kjo punë do të zgjasë deri në 14 muaj, duke përfshirë edhe rikonvertimin e hapësirave publike. Banorët e parë të kësaj lagjeje të re prej 2800 shtëpish, që ndodhet në komunën Saint-Denis, priten të hyjnë në vjeshtën e vitit 2025.