RTSH Sport Live

“Paris 2024”, ja plani i masave të sigurisë

  • 24/11/2023
  • |
  • Të tjera
“Paris 2024”, ja plani i masave të sigurisë

Ushtria franceze po planifikon të kontribuojë me 15,000 ushtarë në një operacion masiv sigurie për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Pjesa më e madhe e forcave ushtarake, pothuajse 10,000 ushtarë, do të vendosen në zonën e Parisit, ku do të përqendrohet shumica e ngjarjeve olimpike.

Ushtarë do të vendosen edhe për garat që do të zhvillohen 15 mijë kilometra larg kryeqytetit, në Tahiti. Do të jenë anijet e marinës, ato që do të mbrojnë vendin ku do të zhvillohen garat e sërfit. Për të krijuar sa më shumë siguri, do të përdoret edhe kontrolli ajror me dron. Kampioni olimpik i kanotazhit Stefanos Ntouskos do të jetë pishtari i parë i stafetës që do të udhëtojë nga Olimpia në Paris për Lojërat e vitit 2024.

Ceremonia e flakës olimpike do të zhvillohet më 16 prill në vendin antik të Olimpias dhe pas sportistit grek, kampion olimpik në Tokio 2021 , do të ketë edhe 600 pishtarë të tjerë që do të udhëtojnë rreth 5000 kilometra në Greqi derisa të arrijnë në stadiumin Panathenaic në Athinë më 26 prill.

Më pas pishtari do të niset nga Pireu për në Marsejë me një aeroplan francez me tre shtylla dhe do të mbërrijë në Francë më 8 maj, pak më shumë se dy muaj e gjysmë përpara fillimit të Lojërave të Parisit më 26 korrik.