RTSH Sport Live

“Paris 2024”, Lumi i Senës i prekuar nga Esheria Koli, Makron zotohet të notojë

  • 09/04/2024
  • |
  • Të tjera
“Paris 2024”, Lumi i Senës i prekuar nga Esheria Koli, Makron zotohet të notojë

Në Paris niveli i ndotjes në lumin e Senës është rritur tej mase madje disa ente, të cilat merren me vlerësimin e parametrave të lumenjve në Francë, kanë ftuar organizatorët e Lojrave Olimpike që të mos organizojnë asnjë disiplinë në këtë lumë pasi niveli i bakterit Esheria Koli është shumë i lartë.  

Fondacioni i Sërfistëve në SHBA ka marrë 14 mostra në gjashtë muajt e fundit nga lumi në fjalë dhe nga analizat e bëra rezultati është shqetësues pasi vetëm një mostër tregon se vlerat e ujit janë në normat e lejuara.

Ky ent ka marrë mostrat mes dy urave (“Alexandre III” dhe “Pont l'Alma“) ku shumë atletë do të garojnë në disiplinat respektive.

Sipas analizave të bëra në shumë mostra rezulton se niveli i baktereve si Esheria Koli dhe Streptokoku janë dyfish ose trefish mbi normat e lejuara.

Autoritetet franceze kanë punuar fort për të bërë të rikthyer Senën në një lumë të notueshëm pasi një gjë e tillë nuk lejohet që prej vitit 1923.

Autoritet franceze kanë bërë me dije se mostrat e marra muaj më parë nuk duhet që të merren për bazë pasi qëllimi i organizatorëve është që të bëjnë këtë lumë të notueshëm vetëm për muajin kur do të mbahen Lojrat Olimpike.

Me qëllim që të tregojnë se uji në lumin Senë do të jetë brenda parametrave të lejuar pak ditë përpara eventit do të notojnë kryebashkiaku i Parisit, Ane Hidalgo dhe presidenti, Emanuel Makro.