Parisi prej kohësh është duke u përgatitur për Olimpiadën e 2024. Megjithë vështirësië që po has, organizatorët kanë nisur të venë në jetë pjesë të projektit. Kështu është prezantuar monedha prej dhjetë eurosh, e cila mbart gjurmët e Lojërave Olimpike Paris 2024. “Është e rëndësishme të tregosh më të mirën e Francës” – ka thënë Etienne Thobois, CEO i Olimpiadës Paris 2024. Janë një ekip artistësh që po punojnë në një projekt për të treguar gjërat më të bukura të Francës, më të mirën e saj. Dhe ky projekt ka nisur të vihet në jetë pikërisht përpara Olimpiadës Paris 2024.
Monedha është e para që do të tregojë realitetin e Francës përpara Olimpiadës. "Ne do të kemi një program shumë të rëndësishëm të licencuar me më shumë se 10,000 referenca. Një pjesë do të fillojë të dalë në vitrinat e dyqaneve veçanërisht për Krishtlindje dhe më pas, pjesa tjetër e objekteve do të ekspozohet deri në nisjen e Lojërave, duke krijuar një koleksion Paris 2024 në të gjithë sektorët e aktivitetit që shpresojmë.
Kjo gjë do t'i lejojë njerëzve të kenë kujtime të bukura duke pasur objekte shumë praktike për t'i përdorur çdo ditë" – tha Etienne Thobois, Drejtori i Përgjithshëm i Paris 2024. Monedha e parë prej 10 eurosh e Paris 2024, është argjendi dhe ka një formë gjashtëkëndore. Ajo përfaqëson një gjeni, atë që tradicionalisht quhet gjeniu i Bastilles. Ai ka në dorë një disk si atletët e antikitetit e ndodhet në mes të një stadiumi.