RTSH Sport Live

“Paris 2024”, restaurohet shatërvani i Apollonit

  • 30/03/2024
  • |
  • Sporte të tjera
“Paris 2024”, restaurohet shatërvani i Apollonit
Në sheshin e Versajës do të zhvillohen garat me kuaj në Olimpiadën

Rikthehet në gjendjen e tij të mëparshme shatërvani i famshën i Apolonit, që ndodhet në sheshin e kalasë së Versajës. Vizitorët tashmë mund të shikojnë në gjendjen e tyre origjinale, të 13 statujat që zbukurojnë shatërvanin. Në shehsin përpara pallatit mbretëror do të zhvillohen garat me kuajt gjatë Olimpiadës.

Shatërvani i famshëm i Apollonit është rikthyer në gjendjen e tij të mëparshme në kopshtet e Kalasë së Versajës. Shatërvani ndodhet në aksin kryesor të pallatit mbretëror, aty ku do të zhvillohet garat me kuaj të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike “Paris 2024”.

Apolloni është rikthyer në lavdinë e tij të mëparshme, pas një projekti restaurimi që filloi në dhjetor 2022. 13 statujat që zbukurojnë shatërvanin që nga viti 1670, u porositën atëherë nga mbreti Louis XIV. Ato ndri[ojnë tashmë me ngjyrën e tyre të artë duke nxjerrë në pah mjeshtërinë e punimit të tyre.

Dhe tani vizitorët mund t'i shikojnë ato në gjendjen e tyre origjinale. Restaurimi është pjesë e një plani më të gjerë në prag të Lojërave Olimpike. Përveç garave me kuaj, në pasurinë mbretërore do të zhvillohet edhe ngjarja moderne e pentatlonit.