RTSH Sport Live

“Poker” i Freiburg ndaj Union Berlin, barazim mes Mainz dhe Frankfurt

  • 13/11/2022
  • |
  • Gjermani
“Poker” i Freiburg ndaj Union Berlin, barazim mes Mainz dhe Frankfurt
Skuadra e Streich hedh në tapet berlinezët, Eintracht barazoi 1-1 me skuadrën e Svensson

Java e pesëmbëdhjetë e Bundesligës përfundon me ndeshjen e rangut të lartë ndërmjet Freiburgut dhe Union Berlin. Skuadra e Streich fitoi me rezultatin e pastër 4-1 dhe kalon në vendin e dytë para ndalesës së gjatë. Penalltia e Grifos 4’ zhbllokon sfidën, ndërkohë që sulmuesit I mjaftojnë vetëm dy minuta të tjera për të dyfishuar.  Në minutën e 10-të mundës për berlinezët për të mbyllur diferencën me penallti, por Knoche gabon nga pika e bardhë. Mbetet 2-0 për vendasit, ndërsa berlinezët në minutën e 19-të marrin një tjetër goditje, Leite përjashtohet me karton të kuq.

Nga pika e bardhë është edhe njëherë Grifo 20’ që realizon tripletën personale,  ndërsa në fundin e pjesës së parë Gregoritsch kompleton pokerin. Goli I Flamurit për Union Berlin u shënua nga Michel me penallti në minutën e 84-ët. Ndeshja në Europa-Park Stadion përfundon 4-1 me skuadrën e Streich që mund të gëzohet për vendin e dytë.

Në ndeshjen tjetër, atë mes Mainz dhe Eintracht Frankfurt gjithçka mbyllet në barazim 1-1. Skuadra e Frankfurtit e nisi mirë dhe kaloi përpara me Ebimbe në minutën e 32-të, por goli u anulua për shkak të një faulli. Në të 40-ën është Burkdart ai që i nxjerr vendësit përpara. Frankfurt reagon në pjesën e dytë dhe gjen barazim me Kolo Muanin në minutën e 67-të. Eintracht shtyn dhe i afrohet avantazhit me Gotze në minutën e 75-të, përfundimi i tij është i fuqishëm por Zentner e neutralizon. Garë që nuk zhbllokohet më dhe në bilbilin e fundit të dyja skuadrat marrin nga një pikë secila.