RTSH Sport Live

“Prishtinë 2030”/ Qeveria miraton projektligjin për Lojrat Mesdhetare

  • 27/11/2024
  • |
  • Kosova
“Prishtinë 2030”/ Qeveria miraton projektligjin për Lojrat Mesdhetare

Organizmimi i Lojërave Mesdhetare në Prishtinë në 203-ën janë një çështje e një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës pasi ditën e sotme qeveria e vendit në fjalë ka miratuar një projektligj, i cili orienton të gjitha forcat në organizmin e këtij eventi të madh.

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani tha se ky projektligj vjen si rezultat i një analize të thellë ligjore vendore dhe ndërkombëtare dhe se përmes tij do të formohet edhe Komiteti Organizativ i këtyre lojërave.

“Me miratimin e këtij projektligji Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes të veçantë për Republikën e Kosovës duke reflektuar rëndësinë strategjike që ky projekt ka për vendin tonë. Ky ligj themelon Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare 2030, një strukturë ë pavarur me statusin e fondacionit të Organizatës joqeveriatre përgjegjëse për udhëheqjen e këtij aktivitet”, bëri me dije Osmani.