RTSH Sport Live

“Super Bowl LIX”, Mbërrin në Nju Orlins jahti i parë super luksoz

  • 30/01/2025
  • |
  • Evente Sportive
“Super Bowl LIX”, Mbërrin në Nju Orlins jahti i parë super luksoz

Edhe pse finalja e madhe e Super Bowl do të luhet më 9 shkurt, në Nju Orlins ka mbërritur që sot jahti i parë super luksoz.

Bëhet fjalë për mjetin në pronësi të Arthur M. Blank, pronarit të Atlanta Falcons, i cili është njihet si njëri prej personave më të pasur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Blnak është bashkëthemelues i “The Home Depot” dhe në 2002-in bleu shumicën e aksioneve të skuadrës së NFL-së për plot 545 milionë dollarë amerikanë.  

Jahti gjigand, i cili njihet me emrin “DreAMBoat”, është ndërtuar në 2019-ën nga kompania “Oceanco” dhe është ideuar nga inxhinieri i njohur Espen Øino. Ky jaht u ble nga 82-vjeçari për plot 180 milionë dollarë amerikanë.