RTSH Sport Live

 “The Sun”: Angli-Shqipëri, me rrezikshmëri të lartë

  • 15/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
 “The Sun”: Angli-Shqipëri, me rrezikshmëri të lartë
“Uembli”, polakët aleatë të hungarezëve

“Huliganët polakë bashkuan forcat me ata hungarezë në një aleancë për të sulmuar forcat angleze të sigurisë në ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës”. Investigimi është publikuar në një shkrim të gjatë të tabloidit “The Sun” që thekson se tifozë me fanella bardhekuq që përfaqësojnë Poloninë, u vunë re në sektorin e miqve në “Wembley” gjatë ndeshjes Angli-Hungari.

FIFA, Federata Angleze dhe Scotland Yard kanë nisur menjëherë hetimin për të zbatdhur skenat shqetësuese gjatë minutave të para të ndeshjes që u mbyll në barazim 1-1. Sipas “The Sun”, autoritetet dyshojnë se fansat e dy vendeve kanë bërë një aleancë të fshehtë me bazë rraciste që kundërshton gjunjëzimin e lojtarëve anglezë.

Një tifoz polak i cituar nga tabloidi konfirmoi faktin se ultrasit kryesisht nga Varshava blenë bileta për të qenë të pranishëm në “Wembley” edhe pse skuadra e tyre luante mijëra km larg në Tiranë. “Kjo është ajo që ata duan të bëjnë. Të shëtisin në vende të ndryshme europiane dhe të shkaktojnë trazira”, thekson tifozi polka, emri i të cilit nuk është zbuluar për arsye sigurie.

Bashkimin e forcave me hungarezët, polakët e konfirmuan edhe në rrjetet sociale duke theksuar se aleanca mes tyre në këto momente është shumë e fortë. “Ata i bashkon feja dhe fakti që kundërshtojnë çdo formë diversiteti. E njëjta gjë do të ndodhë muajin e ardhshëm kur Shqipëria të vizitojë stadiumin Wembley. Ju garantoj se do të jetë një ndeshje me shkallë të lartë rrezikshmërie”, thekson tifozi polak në artikullin e gjatë të “The Sun”.

Një sinjal i qartë se polakët mund të infiltrohen mes shqiptarëve për të shkaktuar trazira dhe një rast të një skenari të tillë, do të jetë federata shqiptare dhe tifozëria kuqezi që mund ta pësojë. Tabloidi britanik ka ndezur sinjalin e alarmit, data 12 Nëntor mund të shënojë një tjetër moment të shëmtuar.

Shkrimi i fundit i “The Sun”, kofirmon faktin se tifozët polakë konsiderohen problematikë dhe kjo u duk qartë edhe gjatë ndeshjes së Tiranës ku shkaktuan jo pak tension në shkallët e “Arenës Kombëtare”.