Në vitin e Europianit dhe Copa America, gara për Topin e Artë po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, sepse variantet e tjerë marrin përparësi dhe nuk është e mjaftueshme vetëm fitorja në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye Leo Messi është përsëri në garë, pa trofe (përveç Kupës së Mbretit) me Barçën, por në çatinë e Amerikës së Jugut me Argjentinën. Mundo Deportivo i hedh atij sprintin dhe rrëzon Jorginho, një që ka fituar Euro 2020 dhe Champions: "Është vite drite LARG nga futbolli i Messit".
Gazeta Katalanase, e cila padyshim që shtyn për trofeun e 7-të fenomenit Argjentinas, bën një listë të rivalëve të mundshëm. Duke filluar me Ngolo Kanté, MVP i zgjedhur në finalen e Ligës së Kampionëve, duke vazhduar me Robert Levandovski, fituesi virtual i edicionit të fundit kur çmimi nuk u dha për shkak të një pandemie, duke kaluar nëpër yjet e Euro 2020 Gigio Donnarumma (lojtari më i mirë ) dhe Pedri (lojtari më i mirë i ri) dhe duke përfunduar me emrat që nuk dështojnë kurrë si Ronaldo, Mbappé, Neymar dhe De Bruyne.
Për Jorginho, megjithatë, një përmendje e vogël në fund të artikullit: "Ai është vite dritë larg nga futbolli i Messit". E vërtetë, por kush nuk është?