RTSH Sport Live

Eriksen kërkon hapësirë: Dua të luaj

  • 26/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Eriksen kërkon hapësirë: Dua të luaj
“Më pëlqen të jem me Manchester United, por si futbollist, dëshiroj të luaj sa më shumë që të jetë e mundur”.

Mesfushori danez, Christian Eriksen, pasi ka përfunduar Kampionatin Evropian 2024, përballet me një sezon të ri në Premier League me

 fanellën e Manchester United. Megjithatë, nga intervista e dhënë për Sky Sports UK, 32-vjeçari nuk përjashtoi një transferim në afatin kalimtar aktual, pavarësisht se ndihet mirë në Old Trafford dhe në Angli: “Varet se çfarë do të arrijë dhe çfarë ndodh”, ka thënë mesfushori danez.

"Jam vërtet i lumtur. Familja ime është vendosur në Manchester dhe më pëlqen të jem me Manchester United, por si futbollist,  dëshiroj të luaj sa më shumë që të jetë e mundur”.

Ish-lojtari i Interit nuk e ka fshehur se dëshiron më shumë kohë loje: “Megjithatë, bëhet fjalë edhe për të bindur menaxherin që të të lërë të luash...kështu që në këto kushte do të përpiqem të bëj gjërat e mia dhe do të shohim se ku jemi”.

"Unë ende dua të zbres në fushë. Natyrisht që do të mbetem i njëjti person, pavarësisht nëse luaj apo jo. Do të jem i njëjti person, do të përpiqem të ndihmoj të tjerët nëse mundem dhe do të përqendrohem te loja, por prapë dua të jem futbollist, jo vetëm një djalë i shoqërueshëm”.