RTSH Sport Live

Enis Bardhi shpëton Maqedoninë e Veriut nga humbja

  • 07/09/2024
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Enis Bardhi shpëton Maqedoninë e Veriut nga humbja
Gjithçka është mbyllur në barazim 1-1

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Ishujve Faroe dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e parë të Ligës C të Ligës së Kombeve. Vendasit kaluan të parët në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Davidsen në minutën e 9-të.

Goli i barazimit për Maqedoninë e Veriut mbërriti në fillimin e pjesës së dytë, po me penallti. Ishte Enis Bardhi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vendosur barazpeshën, 1-1.

Nuk munguan rastet në minutat në vazhdim për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.