RTSH Sport Live

Liridon Latifi zyrtarizohet te Shkëndija e Tetovës

  • 31/08/2024
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Liridon Latifi zyrtarizohet te Shkëndija e Tetovës
“Gjithë karrierën kam luajtur për të dalë kampion, diçka që kërkohet gjithmonë edhe nga Shkëndija”.

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar marrrëveshjen me sulmuesin Liridon Latifi, i cili vjen nga skuadra e Tiranës. Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë1-vjeçare me opsionin dhe për një vit tjetër.

Pas zyrtarizimit te skuadra tetovare, ish-sulmuesi u shpreh: “Të jesh pjesë e Shkëndisë është nder. Gjithë karrierën kam luajtur për të dalë kampion, diçka që kërkohet gjithmonë edhe nga Shkëndija. Këtu ka një grup shumë të mirë lojtarësh, shumë kualitet dhe shpresoj që edhe unë si një forcë shtesë të ndihmoj të dalim kampionë”.

Latifi është aktivizuar në Kosovë me Flamurtarin dhe Prishtinën, në Shqipëri me Skënderbeun, Kukësin e Vllazninë, së fundmi me Tiranën. Ka luajtur në Hungari me Puskas Akademi dhe në Moldavi me Sherif Tiraspol.