Dita e sotme mund të mbetet në histori. Ecuria e Bayer Leverkusen mund të arrijë kulmin sot. Një rrugë praktikisht e qartë, 24 fitore nga 28 ndeshje të luajtura në Bundesligë, vetëm katër barazime dhe asnjë humbje. Pritet vetëm verdikti i fundit, hapi i fundit. Një ndeshje që mund të nisë një festë të pritur prej 120 vitesh.
Në rast suksesi ndaj Verder Bremenit, kuqezinjtë do të fitonin matematikisht titullin e tyre të parë si kampionë të Gjermanisë.
Aktualisht diferenca me Bayernin e Mynihut është 13 pikë dhe nëse Leverkusen fiton përballë Verderit pasditen e sotme atëherë do të shpallej matematikisht kampion i Gjermanisë, për herë të parë në historinë e klubit, 5 javë para përfundimit të Bundesligës.