Bajern Mynih është lideri i vetëm i Bundesligës duke koleksionuar fitoren e tretë në po kaq javë pasi mundi 6-1 Holshtajn Kil. Për të gjetur golin e parë të ndeshjes Musialës iu deshën vetëm 14 sekonda lojë duke shënuar kështu golin e tretë më të shpejtë në historinë e kampionatit gjerman.
Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Herri Kejn, i cili i dhuroi pasimin Musialës, ndërsa më pas ishte autor i një tregolëshi në minutat 7’, 43’ dhe 91’. Autogoli i Remberg si dhe goli i Olise plotësuan shifrën e 6 rrjetave të tundura nga Bajerni, ndërsa Gigoviç në minutat e fundit shënoi golin e nderit për ekipin vendas.