RTSH Sport Live

240 ndeshje, 70 lojtarë për të përzgjedhur 24

  • 18/03/2023
  • |
  • Kombëtarja
240 ndeshje, 70 lojtarë për të përzgjedhur 24
Sylvinho flet për debutuesit dhe mungesat

"Kemi parë rreth 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptar, rreth 70 prej tyre. Një punë shumë e madhe për të arritur në listën me 24 lojtarë. Kam takuar lojtarët, jam i kënaqur me ta, jam i kënaqur edhe me Shtëpinë e Futbollit, këtu ndihemi komod me kushtet e duhura". Duket si një formulë, por nuk është ashtu. Trajneri Brazilian i Shqipërisë tregon se i ka bërë mirë detyrat e shtëpisë përpara se të përpilonte ftesën për futbollistët, të cilët do ta ndihmojnë të prezantohet si trajner i kombëtares kuqezi.

Bazuar nga grumbullimi i lojtarëve si Anis Mehmeti dhe Jasir Asani trajneri Brazilian ka lënë të kuptohet se Shqipëria në takimet e radhës nuk do të luajë më me 3-5-2. Mbi këtë çështje Sylvino tha: “Sa i përket skemës do të vendosim këto ditë pasi të shikojmë gjendjen e futbollistëve. Të rinjtë, Mehemti dhe Asani janë debutues, po bëjnë shumë mirë me ekipet e tyre. Kemi përzgjedhur 23 lojtarë, mund të luajmë me 4-3-3, 4-2-3-1 apo 3-4-3 pasi duke parë lojtarët që kemi në dispozicion mund të luajnë çdo modul”.

Më tej trajneri nga Brazili pranoi të komentonte edhe ftesat e munguara për lojtarë si Mihaj, Doka, Çekiçi dhe Muçi. “Na duhet të bëjmë zgjedhjet tona por të gjithë këta lojtarë janë lojtarë të rëndësishëm që ne i kemi ndjekur dhe mund të na ndihmojnë në të ardhem por edhe tani. Ne vazhdojmë punën për ndeshjen me Poloninë por këta lojtarë e jo vetëm janë lojtarë që i kemi nën mbikqyrje”, tha Sylvinho.

Problemi më i madh për trajnerin e Shqipërisë është porta. Forma e portierëve titullarë të Shqipërisë nuk ka qenë e mirë në muajt e fundit. “Strakoshën dhe Berishën i kam takuar, nuk kanë luajtur me ekipet e tyre por janë lojtarë me eksperiencë dhe shumë të rëndësishëm. Kur të vijnë në grumbullim do t’i shoh gjendjen e tyre por ne na duhen lojtarë me eksperiencë, të fortë dhe këto të dy i plotësojnë këto kritere”, u shpreh Sylvinho. Në konferencën për shtyp ai la të kuptohej se nuk do të ndikohej nga aktivizimi i pakët i portierëve me klubet respektive kur do të vendoste se cilët do të ishin titullarët e takimeve të radhës.   

Ndaj Polonisë, Shqipëria do të ketë shumë mungesa, pork y fakt nuk e pengon Sylvinho-n që të ëndërrojë një rrezultat të mirë në Varshavë. “Kombëtarja ka një grup prej 70 lojtarësh dhe nga ky grup kemi përzgjedhur 23 lojtarë të rëndësishëm për të ecur përpara në objektivin tonë. Ne do të luftojmë për çdo pikë për të kapur kualifikimin. Polonia është skaudër e fortë që merr pjesë në Europian e Botëror por ne do të përgatitemi mirë, të shkojmë me dëshirën për të fituar, të japin zemrën dhe shpritn në fushë. Vetëm kështu mund të arrijmë diçka, tha braziliani.

I pyetur me praktikat qëq ndjek për të motivuar lojtarët përpara ndeshjeve braziliani tregoi se i pëlqejnë ritual të tilla. Madje ai vlerësoi edhe atë të Gianni De Bias-it, i cili shkruante një letër motivuese për lojtarët para takimeve. “Kjo më pëlqen, është shumë e rëndësishme të kemi lotjarë që japin shpirtin në fushë por përsa i përket letrës, teknologjia ka ndryshuar gjithcka por unë kam përgatitur dicka speciale për t’i motivuar më shumë lojtarët”, tha Sylvinho.

Mes të tjerash ai tregoi se pas dy muajsh në Shqipëri ka arritur që të futet në kontekstin e futbollit tonë. I pyetur nëse e trembnin mungesat, braziliani komentoi: “Ka një ndryshim të madh me periudhën kur erdha por kemi kaluar dy muaj, është bërë një punë e madhe dh tani mund të themi që i kemi idetë më të qarta. Presim të hënën për stërvitjen e parë, të njihem personalisht me lojtarët. Mungesat na penalizojnë por do të përpiqemi të kemi për cdo rol 3-4 lojtarë në dispozicion, të mos qahemi për mungesat por të përgatitemi për të marrë më shumë”.

Mes të tjerash Sylvinho pranoi se Polonia është një rivbale e kompletuar dhe se eksperienca që ka në kompeticione të mëdha do ta ndihmojë shumë në kualifikuese. “Polonia do të luajë me Çekinë dhe do të shohim si do të jenë, kanë një trajner të ri si Santos dhe do të shohim si do të ndryshojnë. Polonia luan rregullisht në Botëror e Europian por ne do të bëjmë ndeshjen tonë të tregojmë kush jemi. Futbolli ka dy faza, me top dhe pa top. Në këtë takim shkojmë me qëllimin për të marrë maksimumin”, u shpreh komisari teknik u Shqipërisë.

Në fund të konferencës për shtyp Sylvinho tregoi edhe kriteret që ka ndjekur për të bërë përzgjedhjet e tij të para. “Karakteristikat e lojtarëve dhe ekuilibri i ekipit. Sigurisht edhe forca e kundërshtarit por ekuilibri i ekipit është më i rëndësishëm”, tha braziliani.

Mes të tjerash ai komentoi edhe faktin se ka grumbulluar vetëm një lojtar të Abissnet Superiore për duelet e radhës të Shqipërisë. “Ne bëmë zgjedhjet tona por është në dorën e lotjarëve nëse bëjnë maksimumin. Unë nuk i shoh se nga vijnë lojtarët, nëse janë në gjendje të japin maksimumin, unë e thërras. Asani luan shumë larg, ne e kemi ndjekur dhe e thirrëm. Kemi ndjekur edhe Hadrojn, ai është gati dhe u bë pjesë e listës”, tha Sylvinho.