RTSH Sport Live

Silvinjo pas rinovimit: Për sfida të reja

  • 25/07/2024
  • |
  • Kombëtarja
Silvinjo pas rinovimit: Për sfida të reja
“Tani është koha për të ecur përpara, jemi gati për këtë”.

Braziliani Silvinjo ka rinovuar kontratën me përfaqësuesen kuqezi duke firmosur deri në dhjetor të vitit 2025. Sigurisht, objektivi kryesor është kualifikimi për në Kupën e Botës 2026. Pas rinovimit, trajneri brazilian ka reaguar me një postim në rrjetet sociale. “Është vazhdimi i punës”, ka theksuar ndër të tjera trajneri I kuqezinjve. “Tani është koha për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfida të reja”.

Postimi i Silvinjos

Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës së stafit tonë teknik deri në dhjetor 2025.

Është vazhdimi i punës që nisi një vit e shtatë muaj më parë, me synimin për t’u kualifikuar në finalet Kampionatit Evropian e që u realizua. Ne u përballëm si të barabartë me çdo rival në Euro 2024 dhe dolëm nga turneu krenarë për atë që bëmë.

Por tani është koha për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfida të reja.

Jemi gati për këtë.

Forca Shqipëri!!!