Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve duke triumfuar me rezultatin 2-1 përballë Ukrainës. Në sfidën e luajtur në “Epet Arena” të Pragës, pas një pjese të parë pa gola, ishin ukrainasit që zhbllokuan sfidën në fillimin e pjesës së dytë me protagonist Konoplian 49’.
Gjithsesi, avantazhi i të besuarve të Rebrov zgjati vetëm pesë minuta, sepse Ismajli vendosi barazpeshën në minutën e 54-ët. Por nuk mjafton me kaq, sepse në minutën e 66-të Asani firmosi përmbysjen për një fitore 2-1.
UKRAINË-SHQIPËRI 1-2
Shënues: Konoplia 49’ / Ismajli 54’, Asani 66’
Është mbyllur sfida në “Epet Arena” me fitoren 2-1 të Shqipërisë përballë Ukrainës. Pas një pjese të parë pa gola, ishin ukrainasit që shënuan të parët me Konoplia 49’. Të besuarit e Silvinjos reaguan me anë të Ismajlit 54’ dhe Asanit 66’ për të rrëmbyer fitoren në këtë ndeshje të parë të Ligës së Kombeve.
83’ – Manaj shfaqet rrezikshëm me një gjuajtje me kokë në zhvillimin e një goditje këndi, por pa arritur të gjejë kuadratin.
66’ – Goooool! Shqipëria kalon në avantazh! Është Asani që ka finalizuar pas asistimit të Manajt.
62’ – Goditje këndi për kuqezinjtë, Ismajli tenton me kokë, pret Trubin.
57’ - Ismajli shpëton kuqezinjtë. Gjuajtja e Tsigankov devijohet me kokë nga mbrojtësi mbi traversë.
54’ - Ismajli ka vendosur barazpeshën në “Epet Arema”, 1-1. Pas zhvillimit të një goditje këndi, mbrojtësi kuqezi ka përfituar duke e dërguar topin në rrjetë.
49‘ - Ukraina ka arritur të kalojë në avantazh përballë kuqezinjve, është Konoplia, që ka arritur të mposhtë portierin Strakosha.
46’ – Kabaiev tenton me një gjuajtje nga e majta e sulmit ukrainas, por pa arritur të gjejë kuadratin e portës së mbrojtur nga Strakosha.
Nis pjesa e dytë...
Është mbyllur pjesa e parë ne “Epet Arena” në barazim 0-0 mes Ukrainës dhe Shqipërisë, me kuqezinjtë që krijuan mundësi të mira shënimi, por pa arritur të finalizojnë si duhet.
42’ – Yaremchuk shfaqet përballë Strakoshës, por gardiani kuqezi është i saktë me ndërhyrjen e tij
40’ – Qazim Laçi tenton me një goditje spektakolare, por edhe njëherë topi përfundon jashtë.
39’ – Asllani shfaqet rrezikshëm në zonën ukrainase, gjuajtja e tij është devijuar nga portieri.
31’ – Asani i kishte të gjitha mundësitë të godiste portën e ukrainasve me kokë, por preferoi të pasojë duke e dërguar topin aty ku nuk kishte asnjë lojtar kuqezi, një mundësi e humbur.
21’ – Një tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë, por Laçi dhe Manaj i prishin punë njëri tjetrit, nuk arrijnë të godasin në drejtim të portës.
19’ - Tsigankov nga e djathta lëshon një gjuajtja-kros, por që është e gabuar, përfundon mbi traversën e Strakoshës.
9’ – Kuqezinjtë krijojnë rastin më të mirë për shënim, kombinim Mitaj-Laçi, me këtë të fundit që godet, por pa arritur të gjejë kuadratin.
1’ – Ukrainasit shkelmojnë të parët topin
Ka nisur sfida në “Eper Arena”, mes Ukrainës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
UKRAINË-SHQIPËRI
UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk Trajner: Sergei Rebrov
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Silvinjo