RTSH Sport Live

3 skuadra të Serisë A synojnë Kristian Shpendin

  • 06/07/2024
  • |
  • Itali
3 skuadra të Serisë A synojnë Kristian Shpendin

Sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi, autor i 20 golave në kampionatin e kaluar me Çezenën në Serinë C, ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve që militojnë në elitën e futbollit italian.

Fiorentina, Empoli dhe Leçe kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar, që duket se ashtu si binjaku i tij Stiven, shumë shpejt do të luajë në Serinë A.

Kristian Shpendi është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë, me të cilën ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.