Juventusi zhgënjen në kampionat, pasi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në shtëpi përballë Kaljarit, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Serisë A.
Bardhezinjtë kalojnë në avantazh pas 15 minutash lojë me Vlahovic, që kthen në gol një penallti të fituar nga vendasit. Juventusi i afrohet edhe golit të dytë me Koopmeiners dhe Vlahovic, por nuk arrin që të shënojë golin që do të mbyllte sfidën.
Reagojnë miqtë, që në minutat e fundit të takimit barazojnë shifrat me Marin, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Mbyllet në barazim 1-1 sfida.
Ndalet sërish Juventusi, që tashmë e sheh veten në kuotën e 13 pikëve në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit të Serisë A.