RTSH Sport Live

Abissnet Superiore, Skënderbeu mund Bylisin falë perlës së Rashicës

  • 7 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Abissnet Superiore, Skënderbeu mund Bylisin falë perlës së Rashicës

Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë të Bylisit. Takimi ishte i ekuilibruar dhe kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim ishte një gol i Rashicës që theu ekuilibrat.

Rashica gjeti momentin e duhur për të goditur me një gjuajtje të prirët nga larg në të 81’. Vendasit tentatuan të shënonin, por traversa u mohoi golin.

Skënderbeu merr tre pikë që e bashkojnë me grupin e skuadrave më lart, ndonëse mbetet në vendin e 8. Ndërsa Bylisi merr humbjen e pestë radhazi dhe zhytet edhe më shumë në fundin e klasifikimit.