RTSH Sport Live

Partizani, Veselinoviç: Kam respekt për Elbasanin, por…

  • 19/10/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, Veselinoviç: Kam respekt për Elbasanin, por…
Trajneri i të kuqve ka komentuar në funksion të sfidës me Elbasanin

Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Elbasanin, që do të luhet të dielën në “Elbasan Arema” duke nisur nga ora 17:00 dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.

“Çdo statistikë mbetet për tu thyer. Po ashtu edhe ne prej 6 ndeshjesh nuk pësojmë humbje. Statistikat janë statistika, është e vërtetë që Elbasani është një skuadër mjaft e mirë, kam respekt për këtë skuadër, ka mjaft eksperiencë. Ju e dini më mirë se mua se të gjithë lojtarët e tyre kanë mjaft eksperiencë në kampionatin shqiptar. I respektojmë, por fillimisht duhet të mendojmë për veten tone”.

“Elbasani, me mbrojtjen më të mirë? Po është e vërtetë deri tani kanë pësuar vetëm 4 gola në 8 takime që kanë luajtur. Janë një ekip shumë kompakt dhe i fortë. Ata e dinë se çfarë kërkojnë . Për këtë e përmenda edhe pak më parë që i respektoj mjaft si skuadër. Të gjitha ndeshjet e tyre kanë qenë mjaft të forta. Gjithsesi çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra. Nga momenti që fillon loja mjaft situata mund të ndryshojnë ndeshjen jo vetëm për ne, por edhe për kundërshtarët”.

“Kemi luajtur vetëm 8 ndeshje, kampionati është mjaft i fortë sepse 5 apo 6 ekipe luftojnë për titullin kampion. Faza play – off sigurisht do të jetë pjesa më e rëndësishme e sezonit. Një skuadër mund të ketë një ecuri pozitive deri në muajin prill, por mund të ketë dëmtime të lojtarëve kryesorë dhe në fund mund të humbas gjithë sezonin. Për mua rruga e duhur është të ecim hap pas hapi dhe ndeshje pas ndeshje”.