RTSH Sport Live

Absurde në Gjermani: Dortmundi shënon me penallti, por... arbitri thotë jo

  • 13/04/2024
  • |
  • Gjermani
Absurde në Gjermani: Dortmundi shënon me penallti, por... arbitri thotë jo
Vendim i bujshëm gjatë ndeshjes së javës së 29-të të Bundesligës pas goditjes nga pika e bardhë nga ana e Sabitzer, ja çfarë ndodhi

Ajo që ndodhi gjatë javës së 29-të të Bundesligës, në ndeshjen mes Borussia M'gladbach dhe Borussia Dortmund, ishte e pabesueshme, me një penallti të ekzekutuar, të shënuar por më pas të anulluar gjatë festës.

Në pjesën e dytë, me rezultatin 2-1, arbitri akordoi penallti për Borussia Dortmund për një faull të portierit Omlin ndaj Adeyemi. Sabitzer, shënuesi i dy golave ​​të parë, u shfaq nga njëmbëdhjetë metra dhe e shndërroi penalltinë në gol për të kompletuar “tripletën” e tij personal dhe 3-1 për skuadrën e tij.

Gjatë festës, megjithatë, drejuesi i ndeshjes, Florian Badstübner, ndaloi gjithçka dhe u kërkoi lojtarëve të prisnin. Penalltia në fakt u realizua pa miratimin e arbitrit dhe në mes të një rishikimi në VAR. Gjyqtari i ndeshjes në fakt u thirr përsëri në monitor, duke e kthyer vendimin e tij: pa penallti dhe rrjedhimisht pa gol të tretë për Sabitzer. Një episod që krijoi konfuzion tek tifozët, por që nuk ndikoi në fitoren e Borussia Dortmundit.

Në ndeshjet e tjera të ditës, Bayern mundi Këlnin 2-0 (shënuan Guerreiro dhe Muller) por triumfi i Leverkusen tani duket i pashmangshëm (mjafton një fitore nesër). Mainz, “poker” ndaj Hoffenheim, ndërsa Leipzig mbetet në garë për vendin e katërt duke mundur Wolfsburg 3-0.