RTSH Sport Live

AF Elbasani i beson stolin një trajneri me eksperiencë

  • 11/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
AF Elbasani i beson stolin një trajneri me eksperiencë

AF Elbasani prezanton trajnerin e ri. Një emër i njohur dhe me eksperiencë të madhe ndërkombëtare do të drejtojë skuadrën verdheblu në Superiore. Stoli i AF Elbasanit i është besuar italianit Roberto Bordin.

“Roberto Bordin zbarkon në Elbasan si trajneri i ri i ekipit. 59-vjeçari italian vjen pas një sezoni pozitiv me U.S. Triestina Calcio në Itali. Bordin është ulur në stolin e trajnerit për ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku dhe ka drejtuar Kombëtaren Moldave për 1 sezon.

Ai ka një eksperiencë si zv.trajner tek Hellas Verona, Sassuolo, Bologna, Siena, Padova dhe CFR Cluj”, shkruhet në njoftimin e klubit.