RTSH Sport Live

AF Elbasani prezanton blerjen e re

  • 21/06/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
AF Elbasani prezanton blerjen e re

AF Elbasani prezanton blerjen më të re. Nga dita e sotme Bruno Lulaj është zyrtarisht një lojtar i klubit verdheblu.

Mbrojtësi që sezonin e fundit u aktivizua me Tiranën, do të jetë pjesë e skuadrës së Nevil Dedes sezonin e ri.

AF Elbasani, që këtë sezon do të luajë në elitën e futbollit shqiptar, do të nisë fazën përgatitore në 24 qershor.