RTSH Sport Live

Agim Canaj: Largimi i Josës nga Vllaznia? Gjithmonë e pëson trajneri

  • 20/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Agim Canaj: Largimi i Josës nga Vllaznia? Gjithmonë e pëson trajneri
Agim Canaj, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Ish-futbollisti i njohur, trajner në shumë skuadra, Agim Canaj ka komentuar largimin e trajnerit Mirel Josa nga drejtimi i skuadrës së Vllaznisë. I pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Canaj ka theksuar se kur në një skuadër mungojnë rezultatet, nuk mundesh të largosh lojtarët, gjithmonë e pëson trajneri”.

 “Largimi i Josës? Normalisht që diçka ka ndodhur, të shkarkohet një trajner nuk është diçka momentale. Përforcimet e bëra dhe opinioni i ndërtuar krijoi bindjen se skuadra do konkurojë deri në fund. Por gjatë ndeshjeve, gabimet elementare ishin evidente, ka marrë gola shumë të thjeshtë”.

“Mendoj se humbja brenda me Kastriotin solli dhe lëkundje të mëdha. Sigurisht që nuk mund të heqësh lojtarët, e pësojmë ne trajnerët. Por ndonjëherë duhen dhe ndryshimet për të marrë një tjetër dinamikë”.