RTSH Sport Live

Al Khelaifi i rikthehet Superligës: I thashë Laportës të ndalonte

  • 24/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Al Khelaifi i rikthehet Superligës: I thashë Laportës të ndalonte
“Dera, siç e kam thënë, është gjithmonë e hapur për kthimin e tyre”.

“Për mua Superliga nuk ekziston dhe i thashë Laportës se kur do të ndalojnë me këtë ide idiote”. Kështu ka deklaruar presidenti i ECA (shoqatës së klubeve evropiane) Nasser Al Khelaifi në mikrofonat e Marca-s pas këshillit organizativ që u mbajt sot në Madrid, duke iu rikthyer projektit të promovuar nga disa klube, ndër të cilët veçohen Real Madrid dhe Barcelona, ​​për të ndërtuar një turne alternativ ndaj Ligës së Kampionëve dhe kupave të tjera evropiane, që po diskutohet në botën e futbollit prej të paktën tre vitesh.

“Liga e Kampionëve është kompeticioni më i mirë i klubeve në botë dhe ata po e luajnë atë ashtu siç jemi përballur me njëri-tjetrin në çerekfinale. - vazhdon Al Khelaifi - Besoj se do të ndalet së shpejti sepse nuk ka kuptim të vazhdohet në këtë rrugë. Dera, siç e kam thënë, është gjithmonë e hapur për kthimin e tyre”.

Numri një i ECA-s flet më pas për praninë e Javier Tebas, presidentit të LaLiga-s, në bordin e drejtorëve të ECA-s: “Konfliktet në Spanjë nuk i bëjnë dobi askujt, të gjithë do të dëmtohen dhe shpresoj që të ketë unitet mes të gjithë anëtarëve të futbollit spanjoll. Do të jetë pozitive jo vetëm për Spanjën, por për të gjithë futbollin evropian dhe në këtë kuptim jam krenar që kam dy anëtarë spanjollë në Këshillin e ECA-s (Atletico Madrid dhe Real Sociedad). Kjo thotë se LaLiga dhe klubet e saj janë shumë të rëndësishme për ne”.